Partia demokratike e Shkodrës ka denoncuar futjen në punë të mësuesve në kundërshtim me ligjin. Deputetja e PD Irma Kopliku akuzoi drejtorinë rajonale të Shkodrës dhe ministrinë e arsimit.Deputetja Kopliku po ashtu akuzon se qeveria jashtë të gjitha normave ka hequr pagesën e transportit për mësuesit që punojnë në zonat jashtë qendrave urbane deri në 5 kilometër.
Qeveria vazhdon akuzën deputetja e PD jo vetëm se nuk ka rritur pagat e mësuesve por edhe po i fut dorën në xhep.Përmes deputetes Kopliku PD bëri thirrje për sindikatat dhe të gjithë arsimtarët por edhe qytetarët e thjeshtë që të protestojnë për këto vendime që sipas PD po dëmtojmë ndjeshëm mësuesit shqiptar.