Një akt leninist e quan kryetari i PD-së Lulzim Basha projektin për teatrin e Tiranës. Opozita është kundër prishjes së teatrit, tha Basha pas takimit me artistët.
“PD është kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, do të qëndrojë fuqishëm në krahë të artistëve dhe u bën thirrje artdashësve ti bashkohen protestë së tyre legjitime. Ajo që Edi Rama po bën është e kundraligjshme, korruptive.
Është shumë e rëndësishme të jemi në krahun e tyre në të gjitha format e mënyrat. Përçmohen nga një kryeministër, që vinte nga bota e artit, se s’mund të them më që vjen se ky është kompleksi i artistit të dështuar,
që e çon drejt urrejtjes ndaj artit dhe që po zhvilloni një projekt leninist të uljes së kokës së artistëve, elitës së kombit për të asgjësuar një tjetër vatër të mendimit të pavarur.
Edi Rama e urren mendimin ndryshe ndaj dhe aktet që po merr ndaj tyre janë akte leniniste, bolshevike për të asgjësuar një elitë kombëtare që projekton mendimin e vet”, tha Basha.
Ai foli për një projekt kombëtar të opozitës për artin të cilin do e paraqesë në Parlament. “Ne opozita, do të ndërtojmë një projekt kombëtar për artin e kulturën,
do e propozojmë në Parlament dhe nuk do të jetë e largët dita kur shqiptarët ta aprovojnë këtë projekt kombëtar, që në thelb nuk do të jetë thjesht vendim i artistëve të cilët sot diskriminohen dhe goditen financiarisht”, tha kreu i PD-së.