Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi refuzon kërkesën opozitës për shtyrjen e seancës plenare nga ora 10:00 për në orën 18:00 pasdite me arsyetimin se nga ora 10:00 deri në orën 13:00 janë në protestë dhe mosbindje civile kundër qeverisë.
Por, kërkesën e dorëzuar dje nga opozita e bashkuar e ka refuzuar Ruçi, i cili ka vendosur që të mos ketë asnjë ndryshim dhe seanca të zhvillohet në orarin e parashikuar 10:00. Ndërkohë që opozita pritet që të mos jetë në Kuvend në këtë orar.
Akset e bllokuara nga protestuesit do të jenë rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan, rrethrrotullimi në Çermë, rrethrrotullimi Milot për veriun dhe në Vorë. Ndërkohë që policia thotë se protesta është e paligjshme pasi nuk ka marrë asnjë njoftim për të.