Një orë pasi kryeministri Edi Rama mblodhi deputetë dhe anëtarë të PS-së në Pallatin e Kongreseve, kryedemokrati Lulzim Basha mblodhi grupin e PD-së dhe aleatët në selinë blu.

Basha është shprehur në mbledhje se PD- e ka të qartë qëndrimin kundër “bashkëqeverisjes me krimin”.

Në mbledhjen e PD, u përcaktuan 3 shtylla të aksionit opozitar, lufta kundër qeverisjes së lidhur me krimin, problemet me ekonominë si edhe shpëtimi i Reformës në Drejtësi.

Çlirimi i qeverisjes nga krimi është prioritet mbi gjithçka. Bashkëqeverisja e Ramës me krimin po shkatërron gjithçka. Reforma në Drejtësi, e diskredituar. 11 gjyqtarë të paktën janë mbajtur jashtë rregullave.

Të mbrojtur dhe lojtarë të Edi Rames. Procesi i Vettingut është i korruptuar prej fillit. Filli i sesionit do të jetë nisje e transparencës për gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që rrjeta e Vettingut nuk i kap, por i mban në drejtësi, ç’ka hedh në erë parimet kryesore të reformës.

Synohet kapja e KLGJ dhe KLP dhe është fare e thjesht. Gjithçka po shkon më keq për shkak të korrupsionit galopant. Evidentimi i koncesioneve korruptive, marrja e masave.

Ndërkohë në orën 15, PD pritet të mblidhet sërish për të vendosur mbi aksionin opozitar, pasi të marrë pjesë në konferencën e kryetarëve.

Artikulli paraprakNIS PUNA PËR PRISHJEN E 30 OBJEKTEVE NË XHABIEJ
Artikulli tjetërVITI I RI SHKOLLOR, RAMA: DERI NË FUND TË MANDATIT SYNOJMË LIBRA FALAS PËR NXËNËSIT NË ARSIM TË DETYRUAR