Partia Demokratike duket se do të ketë dy seli. Pas vendimit të Apelit, i cili në një farë mënyrë i dha vulën Alibeajt, ky i fundit bashkë me grupin e deputetëve të tij, kanë zgjedhur të marrin ambiente të reja zyrash për të shmangur një përplasje me Berishën.

Në hyrje është vendosur dhe logoja dhe emri i Partisë Demokratike, çka të jep idenë se tani ka dy seli. Mësohet se selia e grupit të Alibeajt ndodhet pranë kryesisë së Kuvendit.

Kujtojmë se KQZ ka regjistruar si PD zyrtare në zgjedhjet e 14 majit, atë të drejtuar nga kryetari i komanduar Enklejd Alibeaj, ndërsa grupimi i Berishës do të futet në zgjedhje me koalicionin “Bashkë Fitojmë”, por jo me logon e PD, referuar vendimit të sotëm të KQZ-së.

Artikulli paraprakPROMOVOHET LIBRI “HIJE QË MBETEN”
Artikulli tjetërNIS TAKIMI I PËRBASHKËT, KURTI DHE VUÇIÇ PËRBALLË NJËRI-TJETRIT