Partia Demokratike, përmes sekretarit për Marrëdhëniet me Publikun Edvin Kulluri, i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha për deklaratat e bëra mbrëmjen e sotme nga dritarja e shtëpisë. Kulluri u shpreh se Berisha, sa më shumë kohë kalon në ‘ballkonin e vetmisë së madhe’, aq më shumë do të mbyllë një pazar me Edi Ramën. Ai shtoi se Berisha harron që garën nuk e ka me PD-në, por me SPAK, ndërsa shton se duhej të kishte kërkuar falje për kohën kur sulmonte Lulzim Bashën përmes McGonigal. Kulluri theksoi se nuk ka derë të hapur për Non-Grata në PD, “pavarësisht se sa bërtasin nga ballkoni”.

Reagimi i plotë:
Reagim i sekretarit per marredheniet me Publikun ne PD Edvin Kulluri, lidhur me postimin e sotem nga Zyra e Shtypit te Foltores Sali Berisha nuk i pushoi sulmet as sot permes zyres se shtypit. Sa me shume kohe kalon ne “ballkonin e vetmise se madhe”, aq me shume do te mbylle nje pazar me Edi Ramen duke shtuar dozen e manipulimeve ndaj PD dhe Bashes. Nen parimin “nje genjeshter, nje kat kulle”, stivon perdite nga nje turre genjeshtrash! Por ai dhe zgjeatimet e tij, harrojne se garen nuk e kane me PD por me SPAK. Ai se bashku me Edi Ramen ka zgjatur marreveshjen e nenshkruar ne 2008 qe shkallmoi demokracine kushtetuese, tashme ne aleancen e re kunder SPAK-u. Secili per arsyet e veta qe njihen, por qe i bashkon fundi i pandeshkueshmerise. Sali Berisha te pakten duhet te kish kerkuar falje per kohen kur sulmonte Lulzim Bashen permes Mconigal. Sali Berisha sot duhet tu tregoje shqiptareve se cilet ishin njerezit e tij qe shkuan e dhane deshmi te rreme kunder Lulzim Bashes. Por jo vetem qe nuk e ben por vazhdon e thellon gabimet duke kembengulur ne perrallat qe i ka per zanat prej 33 vitesh e ca me shume! Historia e Berishes me armiq imagjinare te brendshem e te jashtem eshte nje kohe e kaluar. Kete e dijne mire ata qe deri para 20 vitesh i sulmonte si “karrigethyer”, “ramiziste” e tashme i ngroh poshte ballkonit me hakerrime ndaj Bashes! Ndryshojne personazhet, por autori eshte po i njejti! Sali Berisha sot ne vend qe tu kerkonte falje demokrateve qe i genjeu me primare, vote, fitore ne 14 maj e lloj-lloj perrallash vetem per ti pasur mburoje para drejtesise, vazhdon me te njejtat taktika te luftes se klasave! Deshtimi i foltores eshte deshtimi i tij dhe i askujt tjeter. E ndersa demokrateve u tregonte perrallat e zakonshme, rrethi i tij vazhdonin te merrnin leje ndertimi per kulla, resorte e para publike per bizneset e tyre. Kjo ka qene dhe arsyeja pse u shpall Non-Grata. Asgje s’ka ndryshuar dhe asgje nuk do ndryshoje sa i takon vendimeve te 8 shtatorit dhe 18 dhjetorit 2021. Nuk Nuk ka dere te hapur per Non-Grata ne Partine Demokratike, pavaresisht se sa bertasin nga ballkoni.

Artikulli paraprakTONIGHT – 30.01.2024
Artikulli tjetërLIDERËT E PARTIVE SHQIPTARE TË MAQEDONISË SË VERIUT TAKOHEN ME KURTIN NË PRISHTINË