Deputetët e Qarkut Shkodrës të Partisë Demokratike, të shoqëruar nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, vizituan familjen Preka në Velipoje, e cila një javë më parë humbi në një aksident të tmerrshëm katër anëtarët e saj të familjes.

Duke folur në emër të grupit të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e madhe për familjen Preka. Spaho u shpreh se kishte kërkuar edhe nga pushteti lokal një mbështetje për këtë familje, për shkak të të gjithë situatës së krijuar nga aksidenti i ndodhur të dielën e kaluar.

 

I pyetur për rolin e PD-së në zgjidhjen e misterit të shumë vdekjeve në aksidente në vetëm pak kohë, Spaho u shpreh se nuk ishte momenti për të folur për këtë, përderisa u shpreh se drejtësia duhet të veproj në zbardhjen e plot të aksidentit të rëndë në aksin Shkodër – Velipojë.

Familja Preka humbi katër anëtarë në aksidentin famkeq të Velipojës. Edmond Preka, kryefamiljar dhe tre fëmijët e tij, Ajsel, Rajan dhe Noemi Preka, të cilët nuk mundën t’u shpëtojnë plagëve të marra. E mbijetuara e vetme e familjes Preka është e ëma, Evisa Preka.

Artikulli paraprakLIVING – EMBELSIRAT
Artikulli tjetërENËT E TRANSPORTIT TË QUMSHTIT, TË CERTIFIKUARA