Partia Demokratike përmes një statusi në Twitter i drejtohet kryeministrit Rama 1 vit pas tërmetit shkatërrues. Sipas PD, shumë qytetarë në Durrës, Tiranë, Thumanë, Sukth janë ende pa një çati mbi kokë.
Vendi ka mbetur në vendnumëro për 8 vite sipas PD dhe shpresa dhe ndryshimi mund të vinë vetëm përmes ndryshimit të qeverisë.
STATUSI I PD
Tërmeti shkatërroi shumë shtëpi në DR, TR, Thumanë, Sukth. Pas më shumë se 1 viti, shumë qytetarë janë ende pa një çati mbi kokë. Kjo sepse Shqipëria ka mbetur në vendnumëro. Ka ngecur për 8 vjet me radhë. Ne do të sjellim ndryshimin dhe shpresën. #ShqipëriaFiton.