Partia Demokratike e cilëson paketën fiskale 2022, paketën më klienteliste dhe anti biznes. Nënkryetarja e PD, deputetja Jorida Tabaku shkruan në një postim në “Facebook” se në Paketën Fiskale qeveria do të favorizojë përmes përjashtimit nga TVSH-ja importet e makinerive dhe pajisjeve të realizimit të kontratave, bizneset që kanë mbi 500 mln lekë  duke hequr përjashtimin për biznese deri në 50 mln lekë duke dënuar me falimentim bizneset e mesme dhe ato të vogla. Sipas saj, nga ky përjashtim fitojnë vetëm koncesionarët e mëdhenj të rrugëve me PPP. Deputetja e PD thekson se Shqipëria 2022 do të ballafaqohet me paketën më kienteliste që është aplikuar ndonjëherë në vend dhe se shqiptarët që janë mbi 30% të varfër në nivelin më të ulët të varfërisë do të paguajnë.

“Paketa fiskale 2022 është paketa më klienteliste dhe anti biznes! Qeveria është angazhuar edhe një herë për të shkruar një politikë fiskale që favorizon oligarkët dhe bizneset e tyre në kurriz të sipërmarrjes. Në Paketën Fiskale qeveria do të favorizojë përmes përjashtimit nga TVSH-ja importet e makinerive dhe pajisjeve të realizimit të kontratave, bizneset që kanë mbi 500 mln lekë  duke hequr përjashtimin për biznese deri ne 50 mln leke duke dënuar me falimentim bizneset e mesme dhe ato të vogla. Nga ky përjashtim fitojnë vetëm koncesionarët e mëdhenj të rrugëve me PPP. Kjo quhet kapje e shtetit dhe kjo quhet vendimmarrje me porosi. Kjo është vendimmarrje me standard të dyfishtë, thonë do heqim përjashtimet ndërkohë përjashtojnë vetëm të mëdhenjtë. Më tej e njëjta mazhorancë që po i ul taksat oligarkisë dhe vetes së saj duke minuar dhe shkatërruar tregun e lirë, ka vendosur një akcizë për gazin e ngrohjes dhe gatimit. Janë mbi 80% e familjeve që gjetën shpëtimin tek gazi për ngrohje dhe gatim kur çmimi i energjisë u rrit pas ardhjes në pushtet të qeverisë Rama. Shqipëria 2022 do të ballafaqohet me paketën më kienteliste që është aplikuar ndonjëherë në Shqipëri. Shqiptarët që janë mbi 30% të varfër në nivelin më të ulët të varfërisë do të paguajnë”.

 

Artikulli paraprakMETA: POLITIKA TË LUFTOJË VARFËRINË ( VIDEO)
Artikulli tjetërE NDJETE? PESE LEKUNDJE TE TJERA TERMETI, FRIKESOHEN QYTETARET