Partia Demokratike ka reaguar pas votimit të Artur Metanit si Inspektor i Lartë i Drejtësisë.
Për PD-në, emërimi si Inspektor i Lartë i Drejtësisë i vartësit të Edi Ramës dhe vëllait të ish-ministres dhe deputetes së tij është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet.

“Sot është një ditë e keqe për demokracinë dhe drejtësinë në Shqipëri. Emërimi i Artur Metanit në krye të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet, është një emërim partiak në një nga pikat kyçe të sistemit të drejtësisë, që verifikon dhe nis hetime për të gjithë gjyqtarët, prokurorët, si dhe për anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqesor dhe atë të Prokurorisë” thuhet në deklaratën e selisë blu.

Sipas PD-së, Artu Metani, vartës i Edi Ramës për vite me radhë, nuk do t’i shërbejë drejtësisë së pavarur. Ai është emëruar aty për të qenë shërbëtor i Edi Ramës.

“Me këtë emërim Edi Rama investohet personalisht kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve që gjykojnë dosjet e korrupsionit, vjedhjen e votave nga qeveria e Edi Ramës apo lidhjet e tij me krimin e organizuar.

Emërimi i Artur Metanit, një militanti partiak, vartës i Ramës, vëlla i deputetes dhe ish ministres së Ramës është një tjetër zhgënjim i thellë për të gjithë shqiptarët që prisnin drejtësi të pavarur nga reforma në drejtësi e cila, me hapin e sotëm është pranë vdekjes klinike” përfundon PD.

Artikulli paraprakAKSIDENT I RËNDË,6 TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërZYRTARE, REY MANAJ FIRMOS TE BARCELONA