PD: ISHIM TË PARËT QË KËRKUAM RESPEKTIMIN E LIGJIT.
BENARDETA SYKU – ZËDHËNËSE PD SHKODËR
Jemi këtu në këtë komunikatë për media për të përgenjështruar, pretendimet e Partisë Socialiste se jemi ne Partia Demokratike që po mbush sipas tyre Shkodren me flamuj. Kemi qenë të parët që kemi kërkuar rrespektimin e ligjit në këtë pikë. Ndërsa nga ana e tyre jo vetëm që nuk është rrespektuar ligji por si gjithmonë kur të gjitha punët e këqija I kanë kryer natën edhe kësaj radhe kanë vepruar ashtu. Ne si Parti Demokratike kemi kërkuar dhe vazhdimisht kërkojmë që të rrespektohet ligji por siç duket për PS-në fjala ligj nuk egziston. Qytetarët Shkodranë e dijn më mirë se askush se si brenda natës u mbushen sheshet dhe rrugët e Shkodrës me flamujt e Partisë Socialiste. Nuk jemi ne Partia Demokratike e cila vendos postera dhe flamuj në institucione të arsimit dhe mbulon me ftyrën e kandidatës autobusat e mësuesve. Nga ana e Partisë Demokratike nuk ka munguar asnjëherë bashkëpunimi, prandaj ftojmë Partinë Socialiste që ndalim gënjeshtrat dhe abuzimet në dëm të fushatës elektorale e të procesit zgjedhor. Presim një reagim serioz nga ana e kësaj force politike që po mbush me gënjeshtra opinionin publik.
Ju faleminderit