Partia Demokratike ka përshëndetur rezolutën e PE. Në një reagim, sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi tha se për te hapur negociatat, Shqipëria ka nevojë për një qeveri të re.

Gazment Bardhi: Shqipëria është me fat që ka kaq shumë miq dhe mbështetje në rrugën e integrimit evropian! Mirënjohje për mbështetjen e sotme të Parlamentit Evropian! Ky është një tjetër mesazh i qartë se Evropa e konsideron Shqipërinë pjesë të saj.

Është detyra e Shqipërisë që, pa humbur asnjë minutë kohë, të plotësojë të gjitha kushtet për të mos marrë refuzimin e radhës.

Shqipëria ka nevojë për një Qeveri të dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme, që e ka prioritet integrimin evropian, që është e sinqertë me partnerët evropianë dhe nuk tenton tu hedh hi syve për plotësimin e 9 kushteve dhe që punon për shqiptarët dhe Shqipërinë si gjithë Evropa.

Artikulli paraprakDROGË DHE LOJËRA FATI, PRANGA PRONARIT TË NJË LOKALI
Artikulli tjetërMAJLINDA KELMENDI MEDALJE E ARTË NË GRAND SLAMIN E ABU DHABIT