Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka prezantuar sot platformën e opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme.

Kreu i opozitës tha se është e domosdoshme një reformë zgjedhore që të çlirojë zgjedhjet nga krimi.

Sipas Bashës, pa ndarjen e politikanëve nga krimi, nuk mund të kemi kurrsesi zgjedhje të lira.

Sot e dimë që vota diktohet nga krimi, paratë e pista të bëra nga droga apo presioni shtetor. Problematika zgjedhore është evidentuar në raportin e fundit të OSBE-ODIHR, kandidatë me mbështetje kriminale,

përdorimi i parave për shit-blerje votash, përfshirje e policëve të inkriminuar për blerje votash, grupe banditësh që diktojnë votën brenda qendrave të votimit,

përdorimi i fondeve publike etj. Sot të gjithë shqiptarët bien dakord se kemi nevojë për reformë për çlirimin e zgjedhjeve.

Gjëja më e rëndësishme është ndarja e politikës me krimin. Politikanët e lidhur me krimin do e përdorur krimin gjithmonë për të mbajtur pushtet, e krimi do i përdorë për të zgjeruar aktivitetin criminal.

Ngjarjet kriminale të kohëve të fundit kanë pasur një gjë të përbashkët, kudo ku ka krime të rënda ka lidhje me zgjedhjet.

Platforma e PD për “çlirimin e zgjedhjeve”:

Dekriminalizim i procesit zgjedhor, ku përfshihet vettingu i politikanëve dhe policëve.

Sistemi i masave kundër shitblerjes së votës, jo vetëm do të trajtohet korrupsion zgjedhor, por kërkon masa që duhet të nisin që në gjenezë e blerjes së votës.

Financimi i partive në fushatë elektorale, kompanitë që financojnë partitë përjashtohen nga tendereat

Përdorimi i telknologjisë në votim, të rëndësishme për të trajtuar vdekjen e procesit zgjedhor.

Artikulli paraprakE AKUZOI SI TRAFIKANT DHE MIK TË BALLËS, I RIU I PËRGJIGJET BERISHËS: S’E KAM TAKUAR KURRË, TY TË KAM PASUR IDHULL
Artikulli tjetërSOT LISTA ME 30 TË NOMINUARIT PËR ‘TOPIN E ARTË’, FRANCE FOOTBALL ZBULON 5 TË PARËT