Në prezantimin e programit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh se nga sot ai merr barrën e implementimit të këtij programi si Kryeministër i ardhshëm.

“Programi jonë qeverisës “Shqipëria fiton”. Së bashku kemi punuar me ekspertët më të mirë të të gjitha çështjeve. Kemi punuar për t’i sjellë Shqipërisë një plan serioz zhvillimi, që do t’ua kthejë Shqipërinë shqiptarëve. Këtë herë duam të sjellim para jush një program pune, program qeverisjeje që do t’i shërbejë shqiptarëve dhe jo thjesht një fushate

Ky është një program që do ta zhvillojë Shqipërinë menjëherë pas fitores së zgjedhjeve të 25 prillit. Mijëra të papunëve iu hoq edhe buka e gojës. Shqiptarët po e paguajnë me xhepat e tyre bosh. Braktisja e tyre do të marrë fund. Nuk janë premtime por angazhime të miat si Kryeministër përballë çdo shqiptari. Unë sot marr këto barrë të përgjegjësisë para jush”, tha Basha.

Artikulli paraprakBLEDI ÇUÇI: OFL, MOMENT KULMOR NË HISTORI! DHAMË MESAZHIN E QARTË SE ASKUSH NUK MUND TA GËZOJË PASURINË NGA AKTIVITETI KRIMINAL
Artikulli tjetërBASHA PREMTON: 110 MIJË VENDE PUNE DHE PAGË MINIMALE 36 MIJË LEKË