Deputetë të Partisë Demokratike të qarkut të Durrësit dhe strukturat e PD-së së këtij qyteti po protestojnë para bashkisë së Durrësit pas vendimit të kryetarit të bashkisë Vangjush Dako, që sipas tyre solli lirimin e Lul Berishës të akuzuarit si ish kryetari i “bandës së Durrësit”

 Protesta paqësore ka nisur në orën 09:00 dhe ata kanë vendosur një shirit për të mos lejuar hyrjet dhe daljet nga bashkia Deputeti Oerb Bylykbashi tha se vendimet do ndëshkohen rëndë në zgjedhjet e ardhshme sepse durrsakët do të votojnë kundra lidhur me veprimet e lirimet dhe veprimet e pakontrolluara të tij. Në protestë janë dhe deputetë të tjerë demokratë si Igli Cara, Albana Vokshi.

Artikulli paraprakNJË PROJEKT PËR FUQIZIMIN E ROMËVE DHE EGJIPTIANËVE
Artikulli tjetërGRABITET ME ARMË ZJARRI FILIALI I TIRANA BANK