PD-PS konsensus për SPAK formula si do ngrihet Vettingu
Verifikimi për gjyqtarë dhe prokurorë Mazhoranca ka pranuar kërkesën e opozitës për ligjin e SPAK, duke i çelur rrugë kështu miratimit të këtij ligji me konsensus në Kuvend. Dakordësi mes mazhorancës dhe opozitës ka pasur për nenin 6 të ligjit, i cili përcakton se si do të zgjidhen hetuesit e komisionit të vettingut. Ky komision do të bëjë verifikimin e figurës së kandidatëve për gjyqtarë, prokurorë të posaçëm dhe hetuesve të Byrosë. Konsensusi erdhi pas negociatave disa javore mes PD dhe PS. Deri në ngritjen e komisionit ad hoc, hetimi do të bëhet nga Komisioni i Vettingut. Komisioni ad hoc do të ngrihet pas 2-4 vjet. Nesër pritet rikthimi i opozitës në komisionin e posaçëm parlamentar të reformës në drejtësi, për të miratuar këtë ligj. Burime nga komisioni thanë për Shqiptarja.com se formula u dakordësua me negociimin e OPDAT.