Ne emer te Partise Demokratike dhe te grupit te keshilltareve te djathte, te Aleances Popullore per Pune dhe Dinjitet, ne Keshillin e Bashkise Shkoder

, i bejme me dije gjithe opinionit qytetar qendrimin tone mbi zhvillimin e mbledhjes se djeshme te Keshillit Bashkise per miratimin e disa ndryshimeve ne paketen fiskale dhe per miratimin e marreveshjes se financimit te perbashket te Angjencise Gjermane per bashkepunim nderkombetar GIZ dhe Bashkise Shkoder. Mbledhjes se dates 7 dhjetor, mbledhje e keshillit e thirrur jashte radhe per miratimin e dy ceshtjeve te mesiperme, i ka paraprire nje proces studimi e konsultimi si me publikun ashtu edhe me keshilltaret e bashkise, kryesisht per ndryshimet ne paketen fiskale, e thene thjeshte per nivelin e taksave dhe tarifave qe aplikohen ne bashkine Shkoder. Projekti i paraqitur per miratim permbante disa ndryshime ne nivelin e taksave dhe te tarifave te aplikuara me pare duke bere ulje te konsiderueshme te tyre ne disa taksa dhe tarifa, por njekohesisht aplikohej per here te pare edhe nje tarife e re per nje sherbim te ofruar qytetareve kryesisht per mirembajtjen e rrjetit te kanalizimeve te ujrave te bardha, per largimin e ujrave te shiut. Ne nje kohe kur te gjithe qytetaret tashma jane te njohur me qendrimin e qeverise ne financimin e projekteve dhe me nivelin ulet te investimeve nga buxheti i qeverise ne Shkoder, ne nje nivel shume me te ulet se ne bashkite e tjera ne vend, qytetaret pane qarte se edhe keshilltaret e majte ne keshillin e bashkise u larguan nga salla e keshillit dhe nuk votuan ndryshimet ne paketen fiskale duke u perpjekur te bllokojne punen e bashkise Shkoder per pregatitjen e buxhetit per vitin 2017, me qellim qe ta vene ne veshtiresi punen e administrates per realizimin e projekteve per te cilet eshte i interesuar opinioni publik. Shkodra dhe njesite administrative qe perbejne tashma bashkine e re jo ne pak raste jane perballur me nivelin e larte te ujrave gjate reshjeve te zgjatura si edhe me permbytje ne disa zona. Projekt vendimi qe nuk u votua nga keshilltaret e majte kishte te bente pikerisht me vendosjen e nje tarife prej 65 lek ne muaj per familje per mirembajtjen e kanalizimeve per largimin e ujrave te shiut, tarife minimale dhe e perballueshme per te gjitha familjet, tarife nga e cila perjashtohen familjet ne nevoje dhe ju pergjysmohet invalideve, te verberve, te semureve paraplegjike e tetraplegjike, pensionisteve pa persona madhore ne perberjen familjare, tarife e cila do sherbente per permirsimin e largimit te ujrave te shiut nga zonat e banuara. Po keshtu edhe projekt vendimi tjeter i cili nuk u votua nga keshilltaret e majte bente fjale per marrveshjen ndermjet bashkise Shkoder dhe GIZ per financimin e projektit “Pershtatja ndaj ndryshimeve klimaterike ne menaxhimin e rrezikut nga permbytjet , Ballkani Perendimor”. Ky investim i perbashket i bashkise Shkoder dhe GIZ do adresohej ne perballimin e kostove per pastrimin e kanaleve kryesore kulluese, investim i cili do permirsoje ne menyre te dukshme punen e mire te bere deri me tash nga bashkia Shkoder per uljen e rrezikut te permbytjeve. Qendrimi i mbajtur nga keshilltaret e majte tregon edhe nje here se qellimi i tyre nuk eshte permiresimi i administrimit te qeverisjes vendore por pengimi i saj ne ushtrimin e detyres. Demagogjia e tyre tashma shihet qarte nga te gjithe qytetaret e bashkise Shkoder pasi realizimi i ketyre projekteve do i sherbeje te gjithe qytetareve pavaresisht se per ke ata kane votuar. Partia Demokratike dhe grupi i keshilltareve te djathte i garanton qytetaret e bashkise Shkoder se do marre te gjitha masat e duhura per miratimin e ketyre dy projekt vendimeve te cilet hapin rrugen e investimeve per permirsimin e cilesise se jetes te te gjithe qytetareve. Ju falemnderit

Artikulli paraprakORATORI “DON BOSCO” FESTON 175 VJETORIN
Artikulli tjetërGJAKMARRJA, DY FAMILJE DALIN NGA NGUJIMI