Partia Demokratike ka publikuar sot disa dokumente ekskluzive, që tregojnë sipas partisë opozitare, se vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është dënuar në Itali.
PD deklaron se Agron Xhafja është dënuar si pjesë e trafikut ndërkombëtar të drogës. Sipas PD, ai ishte pjesë e një marrëveshjeje për trafikun e 50 kg heroinë me 300 kg hashash.