Partia Demokratike ka publikuar një tjetër video nga protesta e 8 janarit, e cila u thirr nga ish-kryeministri Sali Berisha. Përmes një reagimi për mediat, PD thekson se kriminelët që Berisha thirri në protestë, nuk ia dolën të shkatërronin selinë blu.

Sipas selisë blu, demokratët zgjodhën me vendosmëri të jenë në shërbim të shqiptarëve, jo të një personi që nuk e lidh më asgjë me Partinë Demokratike.

“Asnjë kriminel i thirrur nga Sali Berisha për të shkatërruar Partinë Demokratike nuk ia doli dhe nuk do t’ia dalë. Partia Demokratike nuk u kthye në bunker për hallin personal të Sali Berishës sepse demokratët refuzuan dhunën, refuzuan gjuhën e urrejtjes. Demokratët zgjodhën me vendosmëri të jenë në shërbim të shqiptarëve, jo të një personi që nuk e lidh më asgjë me Partinë Demokratike.”, ndërsa ka publikuar një video ku shihet se si jep indikacionet e tij ish-kryeministri Berisha që protestuesit të shpërndahen në pozicione.

Artikulli paraprakPËRFSHIHET NGA FLAKËT KATI I TRETË I NJË BANESË NË LEZHË, ZJARRFIKËSIT NË PËRPJEKJE PËR TË SHUAR ZJARRIN
Artikulli tjetërMINISTRIA E SHËNDETËSISË I PËRGJIGJET AKUZAVE TË PD PËR PANDEMINË