Partia Demokratike i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha sot nga Durrësi. Duke publikuar një video, PD shkuan se non grata vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke përdorur kandidatët e Shtëpisë së Ilirit për hallin e tij.

Sipas PD siç bëri dhe dje që tha se do votonte kundër, por kur erdhi koha e votës iku si burracak ordiner.

“Dite e re, mashtrim i ri.

Çfarë thotë sot, s’e thotë nesër. Çfarë gënjen sot, e harron nesër. Non grata vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke përdorur kandidatët e Shtëpisë së Ilirit për hallin e tij. Non grata nuk mund të pranojë njeri tjetër, prandaj kudo është vetëm ai, vetë kandidat, vetë kryetar, vetë udhëheqës, sa edhe pseudokandidatët i prezanton me foton e tij. Sa më shumë i shtohen hallet, aq më shumë i shton mashtrimet. Siç bëri dhe dje që tha se do votonte kundër, por kur erdhi koha e votës iku si burracak ordiner. Sot çdo shqiptar e ka të qartë se kush mbështet Berishën e Meten, mban Ramën.”- shkruan PD në postimin e saj.

 

Artikulli paraprakGREQIA NUK GJEN QETËSI, ISHULLI PRANË TURQISË GODITET NGA NJË TËRMET 4 BALLË
Artikulli tjetërRONELA HAJATI: EUROVISIONI PO TRAJTOHET SI NJË FESTIVAL FOLKLORIK, NUK PRES TË FITOJ