Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkeleid Alibeaj në deklaratën e sotme i është drejtuar kryeministrit Rama i cili kërkon të luftojë drogën dhe trafiqet, duke caktur në pozicione kyçe njerëz me precedent.

Në rastin konkret Alibeaj ka përmendur Nardi Nelin, shef i Seksionit të Trafiqeve në Policinë e Korçës i dënuar pak muaj më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për bashkëpunim me trafikantët e drogës.

Deklrata e plotë e Enkeleid Alibeaj

Një kryeministër dhe një qeveri që kërkon të luftojë drogën dhe trafiqet, cakton në pozicionet kyce të kësaj beteje, njerëz me integritet, profesionistë të paimplikuar, pa precedentë.

Shihni cfarë bën Edi Rama.

Ka caktuar në Policinë e Korçës si shef të Seksionit të Trafiqeve, një person të dënuar pak muaj më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, saktësisht me 13 prill të këtij viti, pikërisht për bashkëpunim me trafikantët e drogës.

Nardi Neli, është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda dhe kjo gjykatë ka kërkuar që ky oficer të mos ushtrojë veprimtari publike për 3 vite.

Pse?

Sepse vepra që ka kryer lidhet pikërisht me detyrën e tij, pasi akuzohet se ka zbuluar akte dhe të dhëna sekrete. Ua ka dhënë informacionet sekrete trafikantëve të drogës. Ka tradhëtuar punën e oficerëve të ndershëm.

Ja ku kemi këtu vendimin e gjykatës.

Ky person, me Edi Ramën bëhet shefi i trafiqeve të Korçës.

Në pika kyçe që lidhen me drogën dhe transportin e saj, gjeden sot shumë persona me lidhje nepotike e lidhje të forta politike me Tahirin dhe Edi Ramën.

Ata janë bërë ura e kalimit të drogës, dhe janë një prej hallkave kryesore në këtë biznes gjigand kriminal, ku Edi Rama qëndron në krye të skemës 30 përqind për çdo rrënjë. Fakte të konfirmuara tashmë edhe nga shërbimet sekrete italiane dhe gjermane.

Ky është realiteti sot. Shqipëria e mbuluar me drogë, një biznes kriminal që po asfikson ekonominë e ndershme dhe po sjell plagë e vrasje të përditshme. Shqipëria sot sundohet nga bandat e drogës së Edi Ramës, në bashkëpunim me drejtuesit kryesorë të policisë.

Po kjo nuk është zgjedhja as dëshira e shqiptarëve.

Shqiptarët do ta heqin nga qafa këtë lak të drogës dhe krimit.

Shqipëria do jetë më mirë pa Edi Ramën.

Artikulli paraprakZJARR NË NJË HOTEL DHE BANESË
Artikulli tjetërKRAJA: LEJOHET VETËM THERJA E KAFSHËVE NË THERTORE