Enkelejd Alibeaj në një intervistë foli për zhvillimet e fundit të ndodhur në Partinë Demokratike.
Gjatë bisedës në studio me gazetaren Nisida Tufa, Alibeaj tha se ish-kryeministri Sali Berisha duhet të kishte bërë hapa pas.
Në një situatë kur Berisha është shpallur non-grata nga SHBA, sipas Alibeajt, ish-kryeministri nuk duhet të zgjidhte interesin e tij personal, por demokratët.
Ndër të tjera, ai tha se nëse kjo situatë nuk ndryshon atëherë PD rrezikon të izolohet nga SHBA.
Pjesë nga biseda në studio:
Mësimet e 6 marsit, Berisha mori më tepër vota?
Alibeaj: Është e vërtetë. Shtëpia e Lirisë kishte brenda LSI apo efekte të tjera. E pranoj që mori më shumë, por një gjë është dramatike, të dyja pjesët bashkë nuk janë më shumë se PS. Një pjesë e madhe e votuesve tanë të 25 prillit nuk erdhën në 6 mars. Por ne do të duhet të kuptojmë përse këta nuk erdhën, pra rezultati tregoi se si zoti Basha dhe zoti Berisha nuk janë atraktivë. Njëri iku dhe tjetri do të duhej të bënte hapa pas.
Kush është shumica brenda PD, ju apo Berisha?
Alibeaj: Duhet analizuar përtej 6 marsit. Duhet të shohim të ardhmen se a ka synim kjo parti se të shohë se kush është shumicë brenda shtëpisë së vet që po bëhet gjithnjë edhe më e vogël? Do të duhet të shohim se çfarë na mungon. Unë besoj se problemi është brenda nesh, gjysma e së cilit u zgjidh dhe gjysma tjetër jo. Nuk është aspak mëkat për një politikan apo lider historik që të ndërmarrë apo të bëjë hapa pas.
Dy mbledhjet e fundit janë shoqëruar me debate të forta. Berisha kërkoi publikisht shkarkimin tuaj?
Alibeaj: Në Grupin Parlamentar tonin ka debate. Në PD ka deputetë që janë shpirtra të lirë që nuk kanë pengje të së shkuarës…Pra nuk flet vetëm njëshi…
A rrezikon PD për një 6 mars tjetër?
Alibeaj: Debate ka pasur mbi ide. Ka pasur një debati mbi personin dhe këtë e ka bërë Berisha…
I ndalur tek deklarata e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kërkesës së këtij të fundit për dorëheqjen e kreu i Grupit të PD tha se:
Alibeaj: Ai tha nuk e njoh më…Kush e tha këtë? Një deputet me emrin Sali Berisha… Arsyeja ishte se përse është bërë një ankim në Gjykatën e Apelit. Sa herë ndodhem përpara një paligjshmërie unë do të reagoj, kështu jam gatuar unë. Vendimi i dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë , e deklaroi vetë për afrimitetin që kishte me zotin Sali Berisha, nuk mund të heshtja…Një njeri që nuk tregon qoftë me akte të vogla që nuk bëhet palë me të keqen, besoj që ky do të ishte mëkati im…
Ju keni qenë Këshilltar, sa ngjajnë dhe sa ndryshon Berisha i atëhershëm dhe tani?
Alibeaj: Kam qenë drejtor i Departamentit Anti-korrupsion. Besoj që të gjitha detyrat që kam pasur në atë kohë i kam kryer me përkushtim. Unë them që po në atë kohë nga 2005-2009 ka qenë një nga mandatet më të mira qeverisëse për të gjitha punët e mëdha që u bënë…
Ku nisi cedimi?
Alibeaj: Shkëputja e madhe nga demokratët, arroganca ,dozat e mëdha të shkeljes së ligjit dhe të korrupsionit. 2013 tregoi këtë gjë. Unë kam menduar që Berisha për shkak edhe të pozicioneve do të dilte në një moment që mes interesit personal dhe demokratëve do të zgjidhte këta të dytët…Por sipas meje nuk ka zgjidhje më të mirë sesa vlerësimin të ta japin demokratët pavarësisht se çfarë ka ndodhur me SHBA.
“Ikja ime është pa kthim”, kështu deklaronte në atë kohë Berisha. Por duket se pas kësaj kohësh nuk paska qenë i tillë.
Besoni se Berisha është minues i demokracisë, është i korruptuar?
Alibeaj: Di të them se ka një dizenjim të dhënë nga SHBA dhe dele e mjafton për të kuptuar se çfarë dëmi i shkakton marrëdhënies së PD , demokratëve me SHBA. Pra nëse vijon kjo situatë në këtë lloj pike, PD rrezikon të izolohet nga SHBA të kthehet në bunker. Kjo është arsyeja përse kërkohej një hap pas nga Berisha në këtë rast.