Që prej ditës së parë të angazhimit në politikë, Benet Beci e nisi me atë që di të bëjë më mirë, pasi vesi del me shpirtin, GËNJESHTRËN! I përzgjedhuri i Edi Ramës duke u shitur si teknicien, nisi edhe mashtrimet ti bëjë të tilla, përmes skemave 3D të mbështjella me lojëra fjalësh.
Në 2021 kur kërkonte votat e shkodranëve për t’i përfaqësuar në kuvend, fliste për rrugën Shkodër – Tiranë dhe nevojën për të nisur sa më parë investimi për autostradën. Por sapo shkeli në kuvend, kyçi gojën për 2 vite rresht.
Tani kandidati i Ramës i është rikthyer të njëjtave premtime, sa për të tentuar GËNJESHTRËN e radhës nëse do ti ecë apo jo. Por harron që shkodranët nuk shiten e blihen dhe aq me pak të mashtrohen e gënjehen nga kandidati i Ramës që për Shkodrën nuk bëri asgjë.