Kryesia e Partisë Demokratike në Shkodër zhvilloi pasditen e së Martes një mbledhje për tu organizuar për protestën që do të zhvillohet në Tiranë me datë 16 Shkurt. I deleguari i Partisë Demokratike në Shkodër deputeti Flamur Noka hodhi akuza mbi qeverinë dhe kryeministrin për lidhjet e tij me krimin.

Noka tha se Rama është ilegjitim në krye të kësaj qeverie
Partia Demokratike nuk e ka një plan se cfarë do të ndodhë në atë protestë pasi ajo do të jetë tërësisht në dorën e qytetarëve thotë Noka

Sipas Nokës protesta e cila do të rrëzojë qeverinë, ka shumë arsye për tu zhvilluar pasi vendi është kalbëzuar nga kjo qeveri

Pjesë e protestave të opozitës do të jetë edhe qyteti i Shkodrës. Ndaj Noka thekson se Shkodranët më shumë se askush kanë një motiv dhe arsye për të protestuar, sepse Shkodra sqaron deputeti Demokrat është nëpërkëmbur nga kjo qeveri

Artikulli paraprakVAU-DEJËS: LLESHAJ PREMTON KOMISARIATIN E RI TË POLICISË
Artikulli tjetër16 SHKURTI, IZMIRA ULQINAKU: NUK KA KTHIM PAS