Kryetari i PD Shkodër Xhevdet Amuli dënon arrestimet që ka bërë policia e shtetit ndaj protestuesve të PD një ditë më parë.
Nga Shkodra sipas kreut të PD Amuli janë tre shtetas të arrestuar, Pëllumb Shelna, Shpresa Qehaja dhe David Linati të cilët janë shoqëruar drejt Tiranës.
Amuli deklaron se ishte policia ajo që provokoi dhe se tashmë opozita nuk do të ndalet me protestat e saj deri në rrëzimin e qeverisë.