Partia Demokratike e Shkodrës e ka kundërshtuar projektin e kullës shumëkatëshe që u prezantua dy ditë më parë nga kryeministri Rama dhe kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci. Kryetarja e grupit të këshilltarëve bashkiak të PD Irena Shestani e cilëson si monstruoz projektin e kullës me qëllimin për shkatërrimin e memorjes kolektive në zemër të qendrës historike të Shkodrës.
Projekti i kullës pretendon PD shkel planin e përgjithshëm vendor të miratuar nga KKT në 20217-ën. Shestani i bën thirrje qytetarëve që t’i bashkohen PD në këtë betejë për të mos lejuar ndërtimin e kësaj kulle.
Në projektin për kullën “Rozafa Tower” konkuruan 5 studio të huaja ndërsa projekti u fitua nga një studio spanjolle. Ndërkohë në rrjetet sociale, përfaqësues demokrat dhe aktivistë të ndryshëm kanë paralajmëruar një marshim më 22 korrik në orën 19:00 në sheshin “Nënë Tereza” kundër betonizimit të Shkodrës me moton “Kulla nuk asht cool”.