Star Plus Televizion ka arritur që të sigurojë listën e plotë të propozimeve të PD dega Shkodër të kandidatëve për deputet dhe kryetar bashkie. Kjo listë tashmë zyrtare përbëhet në total nga 150 emra që kanë ardhur si të propozuar nga baza. Ndër 150 vetë ka një listë me 11 emra që janë ndër më të propozuarit në më shumë se 20 grupseksione nga 38 që ka PD në Shkodër. Ndër 11 më të propozuarit sipas rendit alfabetik janë Arben Lushaj, ish deputeti Bardh Spahia, Benardeta Syku nënkryetare e FRPD, nënkryetarja e PD Shkodër dhe ish kryetare e këshillit të qarkut Greta Bardeli, ish deputeti Helidon Bushati aktualisht anëtar i Komisionit të Autoritetit të Konkurencës, ish deputetja Izmira Ulqinaku, Ndoc Ashta, ish deputeti më përpara dhe ish kryetar i PD Shkodër Ramiz Çobaj, ish deputeti Romeo Gurakuqi, kryetarja në detyrë e bashkisë Shkodër Voltana Ademi dhe ish kryetari i këshillit bashkiak të Shkodrës Xhemal Bushati. Në listën e më të propozuarve mungon ish deputeti dhe ish kryetari i bashkisë Lorenc Luka por është në listën e përgjithshme me 150 emra. Në listën me 150 emra nuk është fare Nard Ndoka, ish deputeti i PD në Shkodër ndërsa pritet që të jetë si i propozuar në Vau Dejës apo Pukë, lista të cilat nuk kanë përfunduar ende.

Ndërkohë në listën totale me 150 propozime ka disa emra të cilët kanë tërhequr vëmendjen. Pjesë e propozimeve tashmë siç dihet është Jozefina Topalli, ish deputete dhe ish kryetare e Parlamentit në 8 vite por edhe ish nënkryetare e PD, një prej zërave më kritik ndaj liderit të PD Lulzim Basha. Disa emra të propozuar në Shkodër që bien në sy janë ish deputeti i PD Aleksandër Biberaj që nuk ka ndonjë lidhje me Shkodrën, Ahmet Premçi, ish drejtori i policisë në Shkodër, mjeku Halim Kosova ish deputet i PD në Tiranë dhe kandidat për kryetar bashkie në Tiranë. Në këtë listë është edhe emri i Artan Brocit, ish gjyqtari i Gjykatës së Lartë që u shkarkua nga Vettingu si dhe vëllai i martirit të demokracisë Arben Brocit i vrarë në 2 prill 1990. Pjesë e propozimeve është edhe Ledina Mandija, ish zëvedës kryeministre në qeverinë teknike në 2017-ën e propozuar nga kreu i PD Basha asokohe. Si i propozuar në Shkodër është edhe Ndriçim Babasi, ish deputet i PD për Fushë Krujën apo Nevila Xhindi, ish nënkryetare e bashkisë Tiranë në kohën kur kryetar ishte Lulzim Basha.

Ndërkohë përveç të lartpërmendurve emrat e tjerë të propozuar janë Adela Kryeziu, Agim Bushi, Agim Plepi, Agron Akshija, Ahmet Omi, Albana Kastrati, Alfred Luleta, Alfrida Bushati, Aljon Koçkiçi, Altin Fushaxhia, Altin Salihi, Altin Shaba, Andrea Tisi, Arban Lutfija, Arben Bushati, Arben Ceni, Arben Gjuraj, Arben Ibro, Arben Lushaj, Arben Lusma, Arben Muça, Ardian Brunga, Ardit Qylybyli, Arditi Quliti, Arjan Peraj, Arjola Zefi, Artan Haxhi, Artan Zylaj, Artur Luka, Arvid Bushati, Astrit Zaja, Bashkim Rroji, Benardeta Syku, Benjamin Nako, Bepin Papleka, Besnik Kastrati, Blendi Gjylbegaj, Blerim Bushaj, Bujar Hoti, Durim Rraja, David Lteri, Edi Teli, Edona Staka, Elidon Spahia. Elmira Nehani, Ervis Krymbi, Elvis Lari, Emilja Koliqi, Emiljano Çekini, Emiljano Pjetri, Ergys Ivziku, Erion Selgjekaj, Ervin Gjini, Ervis Paçrami, Erzen Koperaj, Fatmir Neti, Fatmir Vojvoda, Faz Shabaj, Filip Kërcunga, Flavio Malocaj, Florian Bjanku, Gazmir Spahia, Gentian Papa, Gentian Ibro, Gëzim Kraja, Gëzim Plepi, Gjokë Uldedaj, Gjovalin Darragjati, Gloria Shllaku, Gani Kryeziu, Gyzelda Grezda, Helga Sallaku, Imelda Kraja, Imeldi Sokoli, Irena Shestani, Isuf Meta, Jesmina Lici, Kastriot Kruja, Kol Beka, Kolec Livadhi, Lazarin Vila, Luçian Bedeni, Luigj Mila, Lulzim Rryshka, Malvin Halili, Marçel Hila, Marie Koliqi, Mark Matusha, Mark Molla, Mark Rupa, Maxhid Cungu, Melisa Braci, Naim Hasani, Ndoc Ashta, Nesti Kiri,, Nikollë Marku, Orald Isufi, Prek Marku, Qamil Gjyrezi, Ramazan Shaba, Rezart Hasaj, Rigels Hoxha, Riza Keci, Sabina Meta, Sabri Bushati, Sadet Osmani, Sadi Nezaj, Sebastian Mjekaj, Seida Burri, Selami Smajli, Senada Bishanaku, Senida Kiri, Shkelzen Mustafaraj, Shota Marku, Shpresa Tepelija, Sokol Berisha, Sokol Ramadani, Steisi Cakaj, Suel Hadri, Tedi Mula, Tom Marku, Tonin Deda, Vildana Gushta, Vlash Pjetri, Vullnet Bushaj, Xhelal Bajraktari, Zef Mica dhe Zyhdi Rrashketa.

Në këtë listë të propozimeve nga baza mungojnë ish drejtorë ndër vite që kanë qenë një peshë e rëndësishme në PD, ish deputet apo kandidat për deputet në zgjedhjet e mëparshme apo 9 kryetar aktual grupseksionesh të PD Shkodër të cilët sipas burimeve nuk kanë pranuar që të propozohen dhe ato janë Safet Anxa në Rrethina, Gjergj Lukaj në Dajç, Pjerin Marku dhe Jozef Ndoci në Gurin e Zi, Martin Marku në Shalë, Nosh Lejthia në Shosh, Lekë Gjoni në Pult, Besmir Zaja dhe Gjenerin Kapcari në qytet. Megjithatë sipas udhëzimit për këtë proces nga qendra 20% të kandidatëve në çdo qark ka të drejtë që t’i propozojë vetë lidershipi i PD duke bërë që në listat për kandidat të jenë edhe emra që s’janë propozuar nga baza. Kjo listë me 150 emra pasi të shqyrtohet në qendër në Komisionet Përkatëse do të vijë e reduktuar në 20 apo 30 emra të cilët do të jenë më pas pjesë e procesit të kontestimit. Anëtarësia e PD do votojë për ata emra që nuk është dakord që të jenë kandidatë dhe nëse dikush nga 20 apo 30 emrat e sjellë nga baza në Shkodër merr 600 vota kundër që janë 20% e anëtarësisë prej afro 3 mijë vetësh atëherë nuk ka të drejtë që të kandidohet, proces ky që pritet të jetë gjatë muajit shtator ose tetor.

Emrat me të propozuar, që kanë dalë si propozime të anëtarëve në më shumë se 20 Grupseksione nga 38 Grupseksione gjithsej janë:

1. Arben Lushaj
2. Bardh Spahia
3. Benardeta Syku
4. Greta Bardeli
5. Helidon Bushati
6. Izmira Ulqinaku
7. Ndoc Ashta
8. Ramiz Çobaj
9. Romeo Gurakuqi
10. Voltana Ademi
11. Xhemal Bushati

Gjithsej janë 150 kandidatë të propozuar nga anëtarët në 38 mbledhje të Grupseksioneve.

Adela Kryeziu, Agim Bushi, Agim Plepi, Agron Akshija, Ahmet Premçi, Ahmet Omi, Albana Kastrati, Aleksandër Biberaj, Alfred Luleta, Alfrida Bushati, Aljon Koçkiçi, Altin Fushaxhia, Altin Salihi, Altin Shaba, Andrea Tisi, Arban Lutfija, Arben Bushati, Arben Ceni, Arben Gjuraj, Arben Ibro, Arben Lushaj, Arben Lusma, Arben Muça, Ardian Brunga, Ardit Qylybyli, Arditi Quliti, Arjan Peraj, Arjola Zefi, Artan Broci, Artan Haxhi, Artan Zylaj, Artur Luka, Arvid Bushati, Astrit Zaja, Bardh Spahia, Bashkim Rroji, Benardeta Syku, Benjamin Nako, Bepin Papleka, Besnik Kastrati, Blendi Gjylbegaj, Blerim Bushaj, Bujar Hoti, Durim Rraja, David Lteri, Edi Teli, Edona Staka, Elidon Spahia. Elmira Nehani, Ervis Krymbi, Elvis Lari, Emilja Koliqi, Emiljano Çekini, Emiljano Pjetri, Ergys Ivziku, Erion Selgjekaj, Ervin Gjini, Ervis Paçrami, Erzen Koperaj, Fatmir Neti, Fatmir Vojvoda, Faz Shabaj, Filip Kërcunga, Flavio Malocaj, Florian Bjanku, Gazmir Spahia, Gentian Papa, Gentian Ibro, Gëzim Kraja, Gëzim Plepi, Gjokë Uldedaj, Gjovalin Darragjati, Gloria Shllaku, Gani Kryeziu, Greta Bardeli, Gyzelda Grezda, Halim Kosova, Helga Sallaku, Helidon Bushati, Imelda Kraja, Imeldi Sokoli, Irena Shestani, Irma Kopliku, Isuf Meta, Izmira Ulqinaku, Jesmina Lici, Jozefina Topalli, Kastriot Kruja, Kol Beka, Kolec Livadhi, Lazarin Vila, Ledina Mandija, Lorenc Luka, Luçian Bedeni, Luigj Mila, Lulzim Rryshka, Malvin Halili, Marçel Hila, Marie Koliqi, Mark Matusha, Mark Molla, Mark Rupa, Maxhid Cungu, Melisa Braci, Naim Hasani, Ndoc Ashta, Ndriçim Babasi, Nesti Kiri, Nevila Xhindi, Nikollë Marku, Orald Isufi, Prek Marku, Qamil Gjyrezi, Ramazan Shaba, Ramiz Çobaj, Rezart Hasaj, Rigels Hoxha, Riza Keci, Romeo Gurakuqi, Sabina Meta, Sabri Bushati, Sadet Osmani, Sadi Nezaj, Sebastian Mjekaj, Seida Burri, Selami Smajli, Senada Bishanaku, Senida Kiri, Shkelzen Mustafaraj, Shota Marku, Shpresa Tepelija, Sokol Berisha, Sokol Ramadani, Steisi Cakaj, Suel Hadri, Tedi Mula, Tom Marku, Tonin Deda, Vildana Gushta, Vlash Pjetri, Voltana Ademi, Vullnet Bushaj, Xhelal Bajraktari, Xhemal Bushati, Zef Mica dhe Zyhdi Rrashketa.

Mungon Safet Anxa kryetar grupseksioni ne rrethina, 3 grupseksione total
Mungon Gjergj Lukaj kryetar grupseksioni dajc, 2 grupseksione total
Mungon Pjerin Marku kryetar grupseksioni guri zi, 2 total
Mungon Jozef Ndoci, kryetar grupseksioni, guri zi
Mungon Martin Marku kryetar Shale
Mungon Nosh Lejthia Shosh, i komanduar

Mungon Lekë Gjoni Pult

Mungon Besmir Zaja, i komanduar

Mungon Gjenerin Kapcari

Artikulli paraprakSHKODËR, SHERR MES TË RINJVE, PLAGOSET RËNDË 20 VJEÇARI
Artikulli tjetërVELIPOJË, ZJARR PREJ DITËSH TEK MAJA E ZEZË NË RRJOLL