Pushimet nuk kanë të ndalur për Partinë Demokratike të Shkodrës.
Që pas zgjedhjeve të 25 Qershorit, selia e partisë demokratike të Shkodrës, ka mbyllur dyert duke mos organizuar asnjë takim, deklaratë apo shfaqje para mediave, për të mos folur për mbledhje, me kryesinë të cilat që pas zgjedhjeve kanë rënë në heshtje të plotë. Një situatë e pakuptimtë, e cila nuk lidhet as me zgjedhjet brenda radhëve të PD-së së Shkodrës, pasi zgjedhje të tilla nuk do të ketë në Shkodër, por një sjellje e një opozitë që vetëm emrin e ka të tillë edhe pse në Shkodër, kjo forcë politike nuk e quan vehten opozitë.
PD-ja e Shkodrës, ka rënë në gjumë të thellë letargjik, duke mos reaguar as për skandalet jo të vogla që shoqëruan shkodrën, qoftë gjatë sezonit turistik, qoftë për vizitën e qeverisë rama në Velipojë, apo edhe rasti më i fundit, kur skandali i AKU me firmën e pijeve të fallsifikuara mori dhenë, kjo forcë politike zgjodhi heshtjen ndaj reagimit për qytetarët shkodrënë të cilët prej vitesh duket se nuk dinë as cfarë kanë konsumuar.
Askush nuk ka një shpjegim për një situatë të tillë, megjithatë ajo cfarë të gjithë shohin është një PD inekzistente ne Shkodër, cka po shihet qartë edhe në mbledhjet e këshillit bashkiak, ku mungesa e numrave pos jell edhe dështimin e njepasnjëshem të mbledhjeve. Ka ardhur koha, që kjo seli të hapë dyert, sa të mos jetë vonë, e aq me keq kur askush të mos ja lëjë rastësisë, në deklarata publike, ateherë kur asgjë të mos ketë më vlerë