Partia Demokratike e Shkodrës është duke u bërë gati për të marrë pjesë në protestën e 12 nëntorit në Tiranë. Njëri prej katër nënkryetarëve të PD Shkodër, Qashif Hoxha shprehet se pjesëmarrja në këtë protestë do të jetë massive.
Arsyet për të protestuar kundër qeverisë aktuale janë të shumta shprehet nënkryetari i PD.
Hoxha fton të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në protestën e opozitës më 12 nëntor pasi sipas tij do jetë një protestë e qetë pa akte dhune.
Nisja e protestuesve që duan të marrin pjesë do të jetë e organizuar dhe do të bëhet në orën 12:00 drejt Tiranës në katër pika të ndryshme në qytet. Nga Shkodra PD pret që të jenë të afro 3 mijë persona në protestën e opozitës të 12 nëntorit.