Te dashura zonja, nena, motra, me lejoni qe t’ju uroj ne emer te deges se partise demokratike te Shkodres, Gezuar 8 Marsin!
Nje dite qe ashtu si ne shume vende te botes, me shume se sa moment per te festuar, duhet te na sherbeje per te manifestuar per te drejtat tona. Vertet si shoqeri kemi njohur perparime dhe grate gezojne me shume te drejta, por serish ato jane ta pamjaftueshme.
Grate dhe vajzat shkodrane e shqiptare sot perballen me indiferencen shteterore dhe mungesen e sigurise per jeten. I kemi te fresketa ngjarjet e renda se si vriten e dhunohen ne menyre barbare grate dhe vajzat, ndersa shteti hesht! Politikat parandaluese kane deshtuar dhe kjo ka bere qe situata te vije vit pas viti duke u perkeqesuar.
Babezia e nje qeverie qe per fat te keq grate i perdor si statistika, ka bere qe te mos mendoje qofte edhe nje politike te vetme per te rritur mireqenien e tyre. Papunesia tek grate dhe vajzat ne Shqiperi eshte ne shifra kritike, ndersa skllaverimi i tyre ne pune te keqpaguara eshte nje realitet qe e prek lehtesisht. Nje grua pa mireqenie ekonomike do te jete gjithmone e pa mbrojtur.
Qeveria shqiptare dhe kryeministri Rama kane ndertuar sot modelin me te shemtuar qe nje shtet mund te kete ne raport me gruan, e cila mban nje peshe kryesore ne familje dhe shoqeri. Partia Demokratike sa here ka qeverisur vendin, si ne pushtetin vendor ashtu edhe qeverisjen qendrore, e ka deshmuar me hapa konkret rendesine qe ka gruaja ne vendimarrje, prandaj nuk do te rreshtim se kerkuari me te miren , per ate qe eshte shtylla kryesore e familjes dhe shoqerise.
Le te jete 8 Marsi nje moment per te na sherbyer qe te gjitha bashke te reflektojme e te reagojme per te bere me te miren, per te kontribuar qe ky realitet te ndryshoje.