Pas pothuajse 2 vite e gjysëm, Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha janë rikthyer në selinë e tyre në qytetin e Shkodrës duke zhvilluar mbledhjen e parë me drejtuesin politik Luçiano Boçi.
Qëllimi i kësaj mbledhje ishte organizimi i protestës së opozitës më 11 korrik përpara Kryeministrisë. Boçi deklaroi se opozita në protestë një prej kërkesave kryesore do të ketë krijimin e një qeverie teknike pak muaj përpara zgjedhjeve parlamentare të 2025 kjo sepse sipas tij Kryeministri Rama ka grabitur zgjedhjet me bandat kriminale.
Po ashtu i pyetur nëse do të jetë një protestë paqësore, Boçi tha se protestat nuk kanë skenar dhe aq më tepër kanë zemërimin e qytetarëve brenda ndaj qeverisë së korruptuar siç e akuzon PD.
Një kërkesë kryesore e protestës do të jetë edhe liria për liderin e opozitës Sali Berisha i cili vijon në “arrest shtëpie”.
Duke folur për SPAK Boçi u shpreh se shumë çështje po zvarriten dhe se SPAK ka luajtur me gjëra jo të vërteta.
Një porosi ka për Lulzim Bashën duke e quajtur si personin që helmoi PD që të qëndrojë sa më larg demokratëve.
Sa i përket zgjedhjeve parlamentare pas një viti nëse PD gjen strategjinë e duhur koha është e mjaftueshme tha Boçi për t’i fituar dhe për të larguar këtë qeveri që e cilëson plot me skandale korruptive.