Partia Demokratike e Shkodrës përmes kryetarit të saj Xhevdet Amuli ka përkujtuar 30 vjetorin e themelimit të kësaj force politike. Amuli tha se nderojmë me respekt të gjitha ata që kontribuan në krijimin e PD.

PD shprehet kreu i degës së Shkodrës është partia që hodhi të gjitha hapat e proceseve modernizuese të vendit ndërsa akuzon se sot pas 30 vitesh qeveria e kryeministrit Rama është sundimi i një diktature dhe një qeveri kriminale.

PD në këtë 30 vjetor beson se liria e popullit është çelësi i sukesit kombëtar.

Në themelimin e Partisë Demokratike 30 vite më parë një kontribut të madh kanë edhe një grup aktivistësh shkodran që kryesisht ishin studentë të dhjetorit por edhe intelektual të kohës të cilët morën pjesën në themelimin e PD duke i dhënë fund regjimi totalitar monist të mbi 45 viteve.

Artikulli paraprakBLLOKOHET SHKODËR-THETH, BORA E PARË NË QAFË THORE
Artikulli tjetërSOT 30 VITE NGA THEMELIMI I PD-SË