Prej orës 08:00 të mëngjesit, në mjediset e shtabit electoral të Partisë Demokratike dega Shkodër, ka nisur procesi I votimit për anëtarë të kryesisë. Kryetari Gjenarin Kapcari tha se nga 52 kandidatë në fletën e votimit, vetëm 25 do të zgjidhen si anëtarë të kupolës së lartë të PD Shkodër.
Kryetari Kapcari garantoi transparencë gjatë numërimit të votave.
Në zgjedhjet për anëtarë të kryesisë së PD dega Shkodër kanë të drejtë vote rreth 600 anëtarë si, kryetarë dhe sekretarë të seksioneve e grupseksioneve po ashtu edhe 5% e votuesve që janë pjesë e Lidhjes Demokratike të Gruas dhe Forumit Rinor të PD Shkodër.