Partia Demokratike e Shkodrës ka përmbyllur procesin e zgjedhjeve për kryetaret e lidhjes demokratike të gruas. ZAZ e fundit ku u zhvilluan zgjedhjet është 5-sa për shkak se atje më përpara dy kandidatet Seida Shega dhe Majlinda Sekja dolën në balotazh 14-14.
Pas përsëritjes së procesit Majlinda Sekja fitoi me rezultatin 17-14 duke u zgjedhur kështu si kryetare e gruas në ZAZ-5 dhe duke iu bashkangjitur 3 kryetareve të tjera për të cilat procesi përfundoi pak ditë më parë. Onelda Zefi koordinatore e Lidhjes Demokratike të Gruas në Partinë Demokratike, si e deleguar nga qendra tha se pati një pjesëmarrje të madhe dhe konkurencë në këtë proces.
Roli i grave dhe vajzave në politike dhe kryesisht Partinë Demokratike do të jetë shumë i rëndësishëm edhe pas zgjedhjeve të 25 prillit shprehet koordinatorja Zefi ku PD do qeverisë vendin.
PD do të identifikojë dhe adresojë të gjitha problematikat e grave dhe vajzave kryesisht në zonat rurale apo edhe kudo tjetër ku ata përballen me vështirësi të ndryshme.
PD Shkodër do të ketë katër kryetare të lidhjes demokratike të gruas në secilën prej ZAZ-ve. Në ZAZ 2 fituese u shpall Endriona Deda, në ZAZ 3 Helga Sallaku, në ZAZ 4 Imelda Kraja dhe tashmë në ZAZ 5 Majlinda Sekja.