Numri 2 i oborrit mbretëror të qeverisë së oligarkëve na paska ardhur sot në Shkodër, në rutinën e tij të përditshme por ka harruar që Shkodra i di mirë pasojat e kësaj qeverie.

Perveç se ka inspektuar disa nga institucionet ku mungon sherbimi dhe janë të zhytura në korrupsion, Zv/kryeministri me pafytyrësinë më të madhe, ka gjetur kohë të merret edhe me Shkodrën e shkodranët.

Sot Braçe kërkoi ti hedhë edhe hi syve shkodranëve duke përmendur edhe blerjen e votave në zgjedhje, duke folur me siguri për blerje votash në Bashkinë Shkodër, por na lejoni t’ ju kujtojme se kjo aferë nuk është në ADN-në e Partisë Demokratike, aq me tepër kur të gjithë e dimë fitoren me 12 mijë vota diferencë në Shkoder në zgjedhjet e kaluara.

Jeni gabuar rende Braçe, gjeni një vend tjetër për të tilla akuza, përgjigjen Shkodra ty dhe të gjithë emisarëve të tu, u’a ka dhënë me kohë dhe reagimin e shkodranëve do ta merrni në çdo kohë.

Shkodra për ju vlen vetëm në kohë fushatash, kurse për Partinë Demokratike ky qytet është simbol dhe vlerë e shtuar për mbarë Shqipërinë.

Sot Shkodrës dhe shkodranëve i dhatë edhe një motiv më shumë për të protestuar me 13 prill dhe çdo ditë të vitit, deri në largimin tënd dhe të shefit tënd, tashmë të provuar nga organet e drejtësisë si hajdut i votës dhe të ardhmes së shqiptarëve.

PD Shkoder

Artikulli paraprakBASKET MESHKUJ, VLLAZNIA ENDE SHPRESË PËR MBIJETESËN
Artikulli tjetërRINAS, GRABITEN 2 MLN EURO NË MAKINËN BLIND E TRANSPORTIT TË PARAVE