SIPAS KËSAJ FORCE POLITIKE, SKANDALET KANË PËRFSHIRË MAZHORANCËN.
DEKLARATË
Maxhoranca nuk ka të ndalur me skandale! Po synohet të politizohet deri në pikën e fundit edhe sistemi shkollor parauniversitar në vend. Partia Demokratike Shkodër denoncon përdorimin e objekteve arsimore për zyra elektorale dhe propagandë politike. Shkolla 9 vjeçare e Bërdicës së Madhe është kthyer në një zyrë elektorale të kandidatës së LSI-së dhe PS-së Keti Bazhdari. Vendosja e posterit të kandidatës dhe e flamujve të Partisë Socialiste në një objekt arsimor është një shkelje e rëndë e Kodit Zgjedhor dhe e ligjit për arsimin parauniveristar. Neni 8 I ligjit për arsimin parauniversitar thotë “ Arsimi parauniversitar është I depolitizuar” ndërsa neni 32 pika 4 e këtij ligji shprehet qartë “ndalohet organizimi I veprimtarive partiake në institucionet e sistemit arsimor parauniversitar. Me këto veprime po shkelet edhe Kodi Zgjedhor dhe konkretisht
Neni 3 pika 7
“ Me përjashtim të rasteve të parashikuara në ligj, ndalohet vënia në përdorim të subjekteve zgjedhore i mjeteve, fondeve dhe materialeve të ndryshme pronë publike, si dhe i burimeve njerëzore të administratës publike të çdo niveli.”
Neni 78
Pika 5. “Ndalohet zhvillimi i fushatës zgjedhore në institucionet publike.”
Neni 88
Ndalimi i përdorimit të burimeve publike në mbështetje
të subjekteve zgjedhore
Pika 1. Me përjashtim të rasteve të parashikuara me ligj, nuk mund të përdoren ose të vihen në mbështetje të kandidatëve, të partive politike ose të koalicioneve në zgjedhje burime të organeve apo enteve publike në nivel qendror ose vendor, apo çdo lloj enti tjetër ku shteti zotëron kapitale apo kuota ose/dhe emëron shumicën e organit mbikëqyrës apo organit administrues të entit, pavarësisht nga burimi i kapitalit ose pronësia.
Pika 2. Në kuptim të këtij neni, “burime” quhen asetet e luajtshme dhe të paluajtshme, të parashikuara në nenin 142 të Kodit Civil, si dhe çdo burim njerëzor i institucionit. Me përdorim të “burimeve njerëzore” kuptohet përdorimi i detyruar në fushatë zgjedhore i administratës së institucionit brenda orarit të punës për qëllime zgjedhore, si dhe përdorimi i detyruar dhe i organizuar brenda orarit mësimor i nxënësve të sistemit shkollor parauniversitar në fushatë zgjedhore.
Partia Demokratike Shkodër kërkon heqjen e menjëhershme të posterave dhe flamujve të Partisë Socialiste në shkollën 9 vjecare të Berdicës së Madhe.
Kerkojmë nga Drejtoria Arsimore Rajonale – Shkodër përgjegjësitë ligjore për përdorimin e institucioneve arsimore në funksion të fushatës dhe të kandidates së LSI-së dhe PS-së.
Gjithashtu denoncojmë edhe rastet e pëdorimit te nxënësve të institucioneve arsimore jopublike në fuksion të zyrave elektorale të LSI gjatë dhe pas procesit mësimor për të siguruar vijmsinë e tyre .
Të gjitha këto veprime të kundraligjshme nga ana e maxhorancës tregojnë qartë panikun që I ka kapur nga humbja e sigurt në 21 qershor.
JU FALEMINDERIT