Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaroi se Shqipëria është një serë e madhe me hashash, ndërsa shigjetoi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Duke iu referuar një raporti të OKB-së, Salianji shkruan se vendi ynë është i pari në Europë për prodhimin e hashashit. “Pak ditë më parë, një fermer i dha fund jetës sepse produktet e tij kalbeshin për mungesë të tregut dhe subvencioneve. Në të njëjtat vështirësi janë mijëra fermerë, të braktisur nga një pushtet që prioritet dhe produkt kryesor ka hashashin. Shqipëria vijon të jetë një serë e madhe kanabsi, të parët në Europë për prodhimin e hashashit sipas raprotit të OKB-së, sepse kultivimi ndodh me urdhrin politik të atij që e ktheu vendin në Kolumbinë e Europës për të siguruar vota nga krimi i organizuar”, shkruan Salianji, ndërsa ka publikuar edhe një video ku sjell një deklaratë të kryeministrit Edi Rama….

Partia Demokratike prej kohësh vijon akuzat ndaj qeverisë dhe mazhorancës si dhe policisë së shtetit lidhur me parcelat e mbjella me canabis sattiva kudo në Shqipëri sipas PD. Kjo sipas demokratëve vjen për faktin se qeveria dhe kryeministri Rama janë të lidhur me krimin. Ndryshe nga PD kreu i qeverisë Rama ka deklaruar se qeveria e tij ka luftuar maksimalisht këtë fenomen dhe këtë e tregojnë rezultatet e arritura nga policia e shtetit në asgjesimin e parcelave me kanabis në gjithë vendin si dhe uljen ndjeshëm sipas qeverisë të sipërfaqeve me të mbjella me canabis.

 

 

Artikulli paraprakOKULISTI: PAISJET TEKNOLOGJIKE KRIJOJNË THARJE TË SYVE
Artikulli tjetër“DASMA SHKODRANE”, NATA E VEÇANTË ME PERLAT E MUZIKËS