Partia Demokratike do të zhvillojë sot protestën e radhës dhe ka njoftuar Policinë e Tiranës për 3 orë leje protestë.

PD paralajmëron bllokimin e disa akseve kryesore në vend duke nisur nga ora 17:00.

Në kryeqytet, protestuesit do të bllokojnë mbikalimin e Kthesës së Kamzës, apo është paralajmëruar edhe bllokimi i mbikalimit të Shkozetit; kryqëzimi i Milotit; rrethrrotullimi i Bradasheshit etj.

Në njoftimin që PD i ka dërguar policisë nuk ka ndonjë skenar tjetër nëse protestuesit do të qëndrojnë vetëm aty, apo do të lëvizin në pika të tjera.

Por, policia ka dalë me një deklaratë zyrtare ditën e djeshme (28 tetor) për protestën dhe i ka bërë thirrje përfaqësuesve të PD që në asnjë rast mos të bllokojnë qarkullimin e mjeteve dhe qytetarëve pasi kjo përbën vepër penale dhe do të përballen me pasoja sipas ligjit.

“Bllokimi i akseve rrugore është vepër penale e parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal dhe cilido që do të ndërmarrë veprime për të bllokuar rrugët, do të përballet me pasojat që sjell shkelja e këtij neni. Ndërkohë për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve që do të qarkullojnë në akset rrugore të mësipërme, Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa që në rast bllokimi, të devijojë qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative”, njoftoi policia.

Në përgjigje, Bardhi tha që Policia duhet të marrë masat pasi organizmi është i ligjshëm.

“Tubimi kërkon njoftim të policisë dhe njoftimi është bërë nga sektori i organizmit pranë PD. Në çdo tubim ka bllokim të rrugëve, edhe kur protestojmë para Kryeministrisë. Kur Veliaj, kreu i bandës 5d bën maratonën, bllokohen të gjitha rrugët brenda kryeqytetit. Çdo organizmin i ligjshëm, që ndiqet procedura e njoftimit, sjell bllokimit të trafikut, është detyrë e policisë të marrë masa për organizmin e trafikut”, tha Bardhi.

Bllokimi i akseve që ka paralajmëruar PD:
Mbikalimin e Kthesës së Kamzës, në hyrje të Tiranës
Segmenti “Casa Italia – Sheshi Shqiponja”
Rrethrrotullimi Milot
Rrethrrotullimi Shkozet
Rrethrrotullimi Bradashesh
Rrethrrotullimi Rrogozhinë
Rrethrrotullimi Levan

Artikulli paraprakLEZHË/ U PLAGOS RËNDË PAS PËRPLASJES ME ZETORIN, VDES TE TRAUMA 30-VJEÇARI QË DREJTONTE MOTORIN
Artikulli tjetërRODRI FITON ‘TOPIN E ARTË’ 2024! REAL MADRID BOJKOTON CEREMONINË DHE AKUZON PËR KOMPLOT, ANCELOTTI ‘TRAJNERI I VITIT’! YAMAL E ARDHMJA