Në një kohë ku kryeministri Edi Rama po zhvillon takime me shqiptarët e diasporës, një gjë të tillë ka vendosur ta bëjë edhe Partia Demokratike. Takimi është planifikuar për diasporën në Britaninë e Madhe. PD do të mbajë takim me shqiptarët në Britaninë e Madhe më datë 17 nëntor, ora 13:00. PD bën thirrje që shqiptarët të bashkohen në këtë tubim, me “qëllim për t’i dalë zot atdheut”.

Para dy ditësh, Sali Berisha rikthehu në PD, Jozefina Topallin duke e emëruar zyrtarisht drejtuesen politike të Diasporës. Nga ana tjetër, kreu i qeverisë Rama njoftoi se do të zhvillojë takim me shqiptarët në Britani të Madhe më datë 24 nëntor.

“Ftesë e Partisë Demokratike për Disporën në Britani të Madhe.

Më 17 Nëntor 2024, Ora 1 PM

Adresa: Siddeley Road, Walthamstoë, Londër, E17 4EY

Shqipëria është në udhëkryq politik, largimi masiv i popullatës e ka kthyer diasporën në faktor vendimtar të ndryshimit. Koha për ti dalë zot Atdheut .

Me pjesëmarrjen e Kryetarit të Partisë Demokratike (nëpërmjet Web), Dr. Sali Berisha dhe prezencës fizike të znj. Floriana Garo (kryesia e PD), z. Besart Xhaferri ( kryetar i FRPD), z. Alfred Lela (Drejtor Komunikimi në PD).”

Artikulli paraprakBERISHA: URIME PËR FITOREN, PRESIDENTIT DONALD TRUMP
Artikulli tjetërHARRIS U KËRKON MBËSHTETËSVE TË PRANOJNË REZULTATET E ZGJEDHJEVE DHE BËN THIRRJE PËR TRANSFERIM PAQËSOR TË PUSHTETIT