Luçiano Boçi, nënkryetari i Partisë Demokratike njëherësh edhe i deleguar politik për qarkun e Shkodrës ka zhvilluar një takim edhe me strukturat e PD-së së Vau Dejës. Kryetari i PD-së atje, Benard Ndreca, tha se situata në të cilën po kalon vendi është e rëndë dhe duhet bashkim i të gjithë demokratëve dhe opozitarëve.

Të gjitha strukturat janë të bashkuara dhe dita e hënë do na gjejë në ballë të protestës, u shpreh Gentian Ndou anëtar i kryesisë së degës së PD Vau Dejës.

Në këtë takim përshëndeti edhe ish deputeti I PD-së dhe ish kryetari i Bashkisë Vau Dejës Zef Hila i cili u ndal tek domosdoshmëria e bashkimit e të gjithë demokratëve.
Nënkryetari i PD Luçiano Boçi u shpreh se bashkimi i demokratëve është shpresë duke pasur përballë një narko regjim si ai Edi Ramës.

Edi Rama angazhon sot skalionet e krimit të organizuar kudo vetëm që të instalojë pushtetin e tij, dhe po synon të burgosë gjithë opoziten, tha më tej nënkryetari i PD.

Të pranishmit në këtë takim u shprehen se pjesëmarrja në protestën e 7 tetorit nga Vau i Dejës do jetë masive ku të gjitha strukturat janë angazhuar për një qëndresë pa kthim deri në realizimin e kërkesave të opozitës.

Artikulli paraprakMOTI I KEQ, PËRMBYTET QYTETI I LEZHËS
Artikulli tjetërBECI NË SHKOLLËN “MARTIN CAMAJ”