DEKLARATE E PARTISE DEMOKRATIKE DEGA VAU DEJES

Abuzimet nuk ndalen në Bashkinë Vau Dejës!

Partia Demokratike Dega Vau Dejës, në rrjedhen e denoncimeve lidhur me abuzimet e fondeve publike te Bashkise Vau Dejes, denoncon rastin e radhës.

Bashkia Vau Dejes ka publikuar ne Regjistrin e Parashikimeve te Prokurimeve Publike për vitin 2021, në faqen zyrtare të Agjensise Prokurimeve Publike, një tender me vleren plotë 254 milion leke për karburant dhe lubrifikant nga taksat e qytetarve.

Nga të dhënat zyrtare, Bashkia Vau Dejës per periudhen 1 Gusht 2019 deri 31 dhjetor 2020, për 17 muaj ka shpenzuar plot 399 milion leke për karburant.

Për të kuptuar abuzimin që është kryer me vlerat e blerjes se karburantit se bashku me vleren e parashikuar per vitin 2021, fakti është se për 4-vite per periudhen 2015-2019 jane shpenzuar vetëm 570 milion leke karburant.

Abuzimi i karburantit nga Bashkia Vau Dejës per periudhen 1 Gusht 2019 – 31 Dhjetor 2020 dhe parashikimi për vitin 2021, është plot 653 milion leke, dmth 2 here më i lartë se shpenzimet e bëra ne vitet 2015-2019, për blerje karburanti.

Taksat e qytetareve te Bashkise Vau Dejes, po keqperdoren per blerje karburanti, me shume se nevojat ne nje kohe pandemie, kur edhe aktiviteti i Bashkise ka qene i kufizuar, per shkak te situates qe po kalojme.

Ku po shkojne taksat e qytetareve?

Perse Bashkia shpenzon kete vlere kaq te larte për karburant ne nje periudhe kaq shkurter?

Partia Demokratike Dega Vau Dejës do të vazhdojë misionin e saj në mbeshtetje të qytetareve për të ndaluar abuzimet e kujdo qe ka guxuar te shperdoroje taksat e qytetareve.

I bejme thirrje organeve të drejtesise që te marrin masat pa vonese ne menyre që te shmanget abuzimi i radhes si dhe te pergjigjen para ligjit personat përgjegjës.

Artikulli paraprakRAMA APEL OPOZITËS: POPUJT SERIOZË NË RAST FATKEQËSISË BËHEN BASHKË
Artikulli tjetërVRASJA E RIDVAN RAMAZANIT, GJYKATA VENDOS MASËN’ ARREST ME BURG ‘PËR HYDAJET MEHMETIN