Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka zhvilluar një takim në Shkodër për zgjedhjet e 25 qershorit.
Në këtë takim ishte i pranishëm kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, si dhe kryesuesi i listës për deputet në qarkun e Shkdrës, Sait Fishta. Z.Idrizi u shpreh se PDIU do të jetë surpriza e zgjedhjeve në 25 qershor dhe surpriza sipas tij do të jetë edhe në Shkodër. Shpëtim Idrizi u bëri apel shkodranëve që të votojnë PDIU-në dhe të mbështetin Sait Fishtën.