DY PARTITË DO TË KENË NGA 8 MINISTRI SECILA. Partnerët e koalicionit më të ri në Kosovë, PDK-LDK do të formojnë strukturat e Kuvendit dhe Qeverisë javën e ardhshme.

Mediat kosovare bëjnë të ditur se aktualisht dy strukturat partiake po shqyrtojnë detajet e marrëveshjes, programin dhe strukturën qeverisëse.Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka konfirmuar se do të udhëheqë ekzekutivin, ndërsa në rrugë jozyrtare, është konfirmuar se PDK do të marrë postin e presidentit me përfundimin e mandatit të Atifete Jahjagës, në fillim të vitit 2016.Kryeministri i ardhshëm Mustafa ka bërë të ditur disa detaje të marrëveshjes së të mërkurës mbrëma, sipas së cilës gjysma e ministrave, konkretisht tetë prej tyre do të jenë nga LDK, dhe gjysma tjetër nga PDK e Thaçit, të cilës do t’i takojë edhe posti i krye parlamentarit. Ndërsa 3 ministri do të jenë të rezervuara për komunitete e pakicave. 

Artikulli paraprakKALONIN ILEGAL, VDESIN SHQIPTARËT
Artikulli tjetërPUKË, TAKIM PËR PROCESIN E LEGALIZIMEVE