PASKAL MILO: E MAJTA DO FOKUSOHET TEK INFRASTRUKTURA E BASHKISË SË RE. Partia Demokracia Sociale ka hapur fushatën elektorale në qytetin e Shkodrës. I pranishëm ishte kryetari i PSD Paskal Milo i cili tha se koalicioni i majtë do të fokusohet tek infrastruktura për Bashkinë e re të Shkodrës.

Kreu i PSD nuk mohoi zhvillimin e Shkodrës por tha se nuk është bërë aq sa duhet. Milo deklaroi se i ka kërkuar qeverisë që të fallen kamat-vonesat për energjinë elektrike për të varfërit. Partia Demokracia Sociale synon që në zgjedhjet vendore të 21 qershorit të çojë në këshillin e ri të bashkisë të paktën një anëtar ku listën e kryeson Tom Ndoci.

Artikulli paraprakPS: MITINGU I VOLTANA ADEMIT NJË TAKIM PA IDE DHE VIZION
Artikulli tjetërPROGRAMI PER SHKODREN, PD vs PS!