Parlamenti Evropian ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Pro heqjes së vizave për Kosovën dhe qytetarët e saj kanë votuar 420 deputetë të Parlamentit Evropian.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon para fillimit të votimit tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, dhe ka kërkuar votën e të gjithë eurodeputetëve të Parlamentit Europian që të votojnë me votë pro.

Tani radhën për të votuar këtë rekomandim e ka edhe Këshilli i Ministrave të BE-së.

 

Artikulli paraprakAKSIONI OPOZITAR? KRYEMADHI: KA SURPRIZA, PRESIM RAMËN PËR VETTINGUN
Artikulli tjetërZV/ KRYEMINISTRJA MESI NDAN LIBRA FALAS NË SHKODËR