Një pjesë e sindikatës së punonjësve të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” do t’i bashkohen protestës së pedagogëve që do të jetë më 5 tetor në Tiranë. Kryetari i sindikatës në universitetin e Shkodrës Peter Saraçi shprehet se nuk do të tërhiqen nga asnjë prej kërkesave që lidhen që nga paga e pedagogëve dhe deri tek zhvillimi i arsimit të lartë.

Nga Shkodra do të marrin pjesë vetëm një përfaqësi e sindikatës shprehet Saraçi për shkak se pjesa tjetër e pedagogëve do të duhet të qëndrojnë për shkak të procesit të diplomave.

Në rast se kërkesat e sindikatës së universiteteve nuk plotësohen nga qeveria atëherë mund të ketë një bojkot të procesit mësimor në universitete që pritet të fillojë pas pak ditësh.

Ministrja e Arsimit pak ditë më parë priti në një takim sindikatën e universiteteve por ende palët nuk kanë gjetur dakordësinë e plotë për kërkesat që kanë pedagogët duke i detyruar që të nisin protestat.

 

Artikulli paraprakTETORI ROZË, 40 MAMOGRAFI NË DITË NË POLIKLINIKË
Artikulli tjetërTHIRRJA “TË LINDET NJË NJERI” E POETIT TË MJERIMIT