Pedagogët po zhvillojnë këtë të premte, dy ditë para se të nisë viti akademik një protestë për rritjen e pagave. Sipas tyre paga e pedagogëve është ndër më te ultat në rajon dhe se qeveria edhe pse ka këtë nivel page, ka shkurtuar buxhetin.

‘E nisim këtë forum, e protestë, për të pritur datën 17. Sindikata e punonjësve të universiteteve ka qartesuar se hallin e ka qeveria, e cila dhe pse ka nivelin më të ulët krahasuar me Kosovën e Rajonin edhe e ka shkurtuar. Ku jemi sot me kartën e studentit? Fakt është që jo vetëm që jemi më poshtë me pagat se Kosova, por edhe nga Bosnjë Hercegovina. Kjo s’është thjesht protesta jonë, por për dinjitetin e arsimit dhe mësuesve.’- tha anëtari i sindikatës se punonjësve të universiteteve.

Artikulli paraprakINVALIDËT E PUNËS PROTESTË PARA MINISTRISË SË FINANCAVE, THIRRJE QEVERISË: S’DUAM LËMOSHË, PLOTËSONI 8 KËRKESAT TONA!
Artikulli tjetërEKOGRAFI PËR SËMUNDJEN E RRALLË NË POSTRIBË