Pedagogët paralajmërojnë sërish protestë. Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ftoi pedagogët dhe stafin akademik si dhe studentët në një tubim më 22 shkurt te Korpusi.

Kreu i kësaj sindikate Sandër Kovaçi tha se baza e protestës janë kërkesat e peticionit të firmosur nga pedagogët.

“Ditën e mërkurë datën 22 do tubojmë.

Nuk e di për çfarë ministria përveç takimit me datën 22 shtator, s’ka pasur tjetër. Ka ardhur një përgjigje më 14 tetor që kërkesat po shqyrtohet, sot jemi 6 muaj pas dhe s’ka asnjë plotësim të tyre. Ju e keni parë rajonin edhe në raporte sesa janë pagat, ndërsa këtu kishte qysh prej vitit 2004 dhe kujtuan se do pranonim rritje me 15%, por nuk jemi dakord. Është turp që një qeveri në 10 vite nuk rrit pagat.

Kërkesat tona kanë evoluar, por baza e tyre janë kërkesa minimaliste.”

Artikulli paraprakZBARDHET KONFLIKTI ME ARMË MES 2 NXËNËSVE NË LAÇ
Artikulli tjetër70% GRA NË QEVERINË SHQIPTARE? RAMA: EKSPERIENCA MË MËSOI SE NËSE PUNA DUHET BËRË JEPJA NJË GRUAJE