Pavarësiht ndryshimit të temperaturave gjatë dy ditëve të fundit, numri i fëmijëve të shtruar pranë pediatrisë së Spitalit Rajonal të Shkodrës ka qenë i ulët.
Mjekët pediatër thonë se situata e gripit është tejkaluar, ndërsa fëmijët e paraqitur kanë qenë me raste normale. Nga ana tjetër specialistët rekomandojnë trajtim mjekësor për fëmijët me komplikacione duke shmangur antibiotikët. Gjatë muajve dhjetor dhe janar,situata ka qenë emergjente në repartin e pediatrisë pranë Spitalit Rajonal të Shkodrës. Dhjetëra fëmijë janë paraqitur në situatë gripale dhe komplikacione të rënda. Aktualisht, numri i të paraqiturve është gjithnjë e më i ulët.