Si zakonisht, me ardhjen e pranverës qytetarët shkodranë i drejtohen pedonales së Molos për të kaluar orët e tyre të relaksit gjatë ditës.
Ndërkohë që një nga problemet e tyre më të shpeshta vazhdon të mbetet qarkullimi i individëve me motorë në pedonalen ku lejohet të kalohet vetëm në këmbë ose me biçikletë.

Prezenca e një polici që të mbajë nën kontroll qarkullimin e motorëve është domosdoshmëri për qetësinë e qytetarëve që frekuentojnë pedonalen e Molos.

Kryesisht, situata më problematike me qarkullimin e motorëve paraqitet gjatë orëve të pasdites ku ka fluks më të madh të lëvizjes së qytetarëve të cilët jo në pak raste rrezikohen nga drejtuesit e motorëve.

Një problem I tillë është prezent prej kohësh, por akoma vazhdon të mos gjejë zgjidhje nga institucionet përgjegjëse

Artikulli paraprakSHKODËR, GJYQI PËR ERNEST GJOKËN, DËSHMON ASMER BILALI
Artikulli tjetërSTUDENTËT FUTEN SËRISH ME FORCË NË FAKULTET